Skender Rexhepi – Zejd dhe “Fronti Europian” bashkëbisedojnë më mjekët e Karadakut
![Skender Rexhepi – Zejd dhe “Fronti Europian” bashkëbisedojnë më mjekët e Karadakut](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2024/04/FB_IMG_1713297103317.jpg)
Kryetari i Partisë Populli, Skender Rexhepi – Zejd, është takuar me mjekët e Karadakut në kuadër të tubimeve që mban “Fronti Europian”.
“Një bashkëbisedim i frytshëm me mjekët dhe mjeket si dhe stafin mjekësor nga zona e Karadakut, me çrast diskutuam rrugët e avansimit të sistemit shëndetësor si dhe krijimit të klimës më të mirë dhe më shpresëdhënëse për uljen e shpërnguljes së mjekëve të rinj drejt vendeve perendimore” – shkruan Rexhepi – Zejd.