(VIDEO) Mexhiti: Brenda qeverisë kemi edhe qëndrime të kundërta, por i tejkalojmë

(VIDEO) Mexhiti: Brenda qeverisë kemi edhe qëndrime të kundërta, por i tejkalojmë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka përsëritur qendrimin se VLEN është e përkushtuar në zgjidhje të problemeve, e jo në zgjedhje të parakohshme parlamentare.  Duke folur  për zgjedhjet në Bërvenicë si dhe deklaratën e Mickokit, i cili tha se ka pasur një “kali të Trojës” në këto zgjedhje, Mexhiti tha se me kryeministrin Mickoski takohen rregullisht dhe se ndodh që të kenë qëndrime dhe mendime të kundërta, por të gjitha këto i tejkalojnë brenda Qeverisë.

MARKETING

Shik.mk

IZET MEXHITI, BASHKËKRYETAR I VLEN-IT

“Me kryeministrin Mickoski kemi takime të rregullta. Ne jemi në Qeveri, por jemi partnerë, jo gjithherë mendojmë njëjtë, ka momente kur edhe përplasemi me mendime dhe qëndrime, por Qeveria ka kapacitet demokratik për t’i përmbyllur këto brenda qeverisë dhe për të ecur përpara. Jemi të fokusuar te zgjidhjet, jo te zgjedhjet”.

Ndonëse ka kaluar një kohë nga rikonstruimi i Qeverisë, pas të cilit priteshin ndryshime edhe në eshalonin e dytë, bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, mohoi se ka zvarritje në këtë proces.

IZET MEXHITI, BASHKËKRYETAR I VLEN-IT

“Nuk ka zvarritje, ishim të fokusuar te eshaloni i parë, ndërsa te eshaloni i dytë po bëhet evaulimi, puna e funksionarëve dhe varësishtë prej asaj, të gjitha subjektet d.m.th në fund do të vijmë tek përfundimi, tek zëvendës ministrat, drejtorat e kështu me radhë”.

Megjithatë, Mexhiti tha  se mes partnerëve qeveritarë ka edhe dallime në mendime dhe qëndrime, por theksoi se Qeveria ka kapacitet demokratik për t’i tejkaluar ato brenda institucioneve dhe për të vazhduar punën.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING