(VIDEO) Pandovski: Pavarësia e gjyqësorit vazhdon të mbetet një nga sfidat kryesore

(VIDEO) Pandovski: Pavarësia e gjyqësorit vazhdon të mbetet një nga sfidat kryesore

“Mungesa e pavarësisë së gjyqësorit lidhet edhe me ndikimin politik dhe financimin”. Kështu ka deklaruar  kryetari i Transparency International Maqedoni Blagoja Pandovski, i cili ka qenë i ftuari i rradhës në emisionin “IMPAKT” në Televizionin Shenja me gazetarën, Teuta Buçi. Ai edhe foli për mangësitë në sundimin e së drejtës, duke vënë në pah ndikimin ndaj gjyqësorit dhe varësinë e institucioneve të drejtësisë nga buxheti i shtetit.

MARKETING

Shik.mk

BLAGOJA PANDOVSKI, KRYETAR I TRANSPARENCY INTERNATIONAL MAQEDONI

“Në pjesën e World Justice Project, përkatësisht sundimi i së drejtës, një nga mangësitë më të mëdha të detektuara është pjesa e pavarësisë së gjyqësorit, do të thotë ndikimi ndaj organeve gjyqësore, aty theksohet nga ana e autoriteteve tjera si pushteti ekzekutiv e kështu me radhë. Do të thotë gjyqësori nuk ka pavarësi të mjaftueshme edhe në pjesën e ndikimit, por edhe në pjesën e pavarësisë nga karakteri funksional”.

Ndërkohë, sa i përket sfidave në konfiskimin e pasurisë së përfituar nga veprat penale, Pandovski theksoi  nevojën për ndryshime ligjore dhe hetime më të thelluara. Sipas tij, pjesa e kthimit të mjeteve financiare apo pronë që ka qenë objekt i një vepre penale ka qenë çdoherë problem në shtet.

BLAGOJA PANDOVSKI, KRYETAR I TRANSPARENCY INTERNATIONAL MAQEDONI

“Sepse, jo çdoherë tek ai që kryen veprën penale mund të gjeni pronë që është i mjaftueshëm për konfiskim, apo për kompensim të asaj pjese të dëmit që ka bërë me kryerjen e veprës penale. Megjithatë, këtu sërish flasim për ndryshime të caktuara ligjore dhe procedurale. Ndoshta procedurat aktuale ligjore, dispozitat aktuale ligjore në këtë fushë do të duhej të ndryshohen pak dhe do të duhej të jenë më të rrepta në pjesën e detektimit të rrjedhës së parave, pronës dhe gjërave të tjera që janë përfituar me vepër kriminale”.

Në këtë emision Pandovski,  ngriti edhe shqetësime për dyshimet për korrupsion brenda institucioneve të drejtësisë, duke theksuar dëmin që raste të tilla i shkaktojnë besimit të publikut.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING