Shumica parlamentare do të jetë më e madhe, thotë Kovaçevski
Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se shumica parlamentare do të jetë edhe më e madhe se sa është sot. I pyetur për bisedimet me Aleancën për shqiptarët Kovaçevski theksoi se ende nuk është diskutuar për ndarjen e resorëve.
“Kur flasim për Aleancën për Shqiptarët, atëherë duhet të flasim se ky bashkëpunim mund të realizohet, respektivisht duhet të bëhet në bazë të dy supozimeve. Njëra është programore politike dhe e dyta është kadrovike dhe për këto ende nuk ka bisedime konkrete”.