SHBA e fut në listën e zezë ish zv/kryeministrin Koço Angjushev

SHBA e fut në listën e zezë ish zv/kryeministrin Koço Angjushev

Departamenti Amerikan i Shtetit sot e ka shpallur ish zv/kryeministrin Koço Angjushev në listën e personave të padëshiruar në SHBA.
Sipas komunikatës, raporton SHENJA, ai është përfshirë në listën e zezë, për shkak përfshirjes së tij në korrupsion të theksuar.
Nga DASH thonë se Angjushev si zv/kryeministër ka keqpërdorur pozitën e tij për të përfituar bizneset e tij private, duke e cenuar besimin e opinionit në Maqedoni në institucionet qeveritare.
“Veprimi i sotëm demonstron se SHBA qëndrojnë pranë atyre në Maqedoni të Veriut të cilët kërkojnë përgjegjësi nga funksionarët publik të korruptuar”, thuhet në komunikatën. /SHENJA/

MARKETING