SHBA dhe Rusia marrëveshje për Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

SHBA dhe Rusia marrëveshje për Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Marrëdhëniet e tensionuara mes SHBA- së dhe Rusisë mund të kenë bërë që Drejtori i Përgjithshëm i Roscocommos, Yuri Borisov, të deklarojë se ky i fundit do të tërhiqet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor në vitin 2024, për t’u fokusuar në ndërtimin e stacionit të tij, por teknikisht kjo nuk do të ndodhë, pasi bashkëpunimi i tyre do të vazhdojë deri në vitin 2028.

Pavarësisht angazhimit të Rusisë, NASA ka bërë plane për të tërhequr astronautët e saj nëse Rusia largohet papritur, dhe gjithashtu ka bërë plane për të vazhduar funksionimin e ISS pa ndihmën e motorëve rusë.

Pjesë e planeve është edhe sektori privat. Boeing ka formuar një ekip inxhinierësh për të lëvizur ISS pa motorët e Rusisë, ndërsa SpaceX mbetet alternativa për transportimin e astronautëve drejt dhe nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës.

“Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor është një partneritet i mahnitshëm me një qëllim të përbashkët, për të çuar përpara shkencën dhe eksplorimin.

Kjo na lejon  të realizojmë zbulime edhe më të mëdha që do të vijnë”, tha NASA.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif