Shabani: Kisha dhe banorët janë distancuar nga akti i djeshëm në Komunën e Vrapçishtit
Kreu i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani për incidentin e djeshëm në fshatin Gallatë tha se institucionet komunale nuk kanë qenë të njoftuar për punime në kishë dhe se bëhet fjalë për një grup kriminal.
“Sot kishim takim me përfaqësuesit e kishës që është përgjegjës për Tetovë dhe Gostivar dhe fshatarët e fshatit Gallatë. Ata demantojnë dhe distancohen nga akti i cili ka ndodhur dje. Ne si institucion komunal nuk kemi qenë të njoftuar, as nga institucionet as nga ndonjë grup i caktuar, por jemi njoftuar nga inspektorët i autorizuar se bisedohet për uzurpim dhe demolim të objektit. Në atë vend janë ndaluar të gjitha punimet. Kemi lënë hapërisër që në ditët në vazhdim të shikojmë se kush qëndron pas këtyre grupeve kriminale. U bëjmë thirrje këtyre njerëzve me këto qëllime që të mos përsërisin akte të tilla”, deklaroi Shabani.