Qeveria: Kemi kontrolluar dokumentet e LSDM-së dhe i hedhim poshtë si spekulime dhe pretendime të pasakta

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se i ka kontrolluar dokumentet që sot LSDM i dorëzoi tek ata, në lidhje me punën e ministrit për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor. Nga Qeveria thonë se akuzat e LSDM janë spekulime dhe pretendime të pasakta.
“Inspektimi i kryer nga Inspektorati Administrativ ka të bëjë me aspekte të veprimtarisë arkivore dhe nuk ka evidentuar veprime të kundërligjshme. Kjo praktikë administrative është krijuar në vitin 2017 dhe është aplikuar në vazhdimësi nën udhëheqjen e ministrave të LSDM-së dhe BDI-së në qeveritë e kaluara”.