Publikohen pamjet e arrestimit të adoleshentit që vrau tetë nxënës dhe një roje në një shkollë fillore në Beograd
Në vendngjarje është arrestuar një nxënës që ka sulmuar një shkollë fillore në Beograd, pasi ai ka vrarë një roje sigurie dhe tetë nxënës.
Ndërkohë në rrjetet sociale është shfaqur një video që thuhet se tregon momentin e arrestimit, përcjell Telegrafi.
Siç raportojnë mediat, duket se video është marrë nga një nga klasat dhe është publikuar në Instagram.
Ndryshe, siç është raportuar më herët, i dyshuari është një nxënës 14-vjeçar i klasës së shtatë.
Siç thuhej më tej, adoleshenti i akuzuar qëlloi disa të shtëna nga arma e babait të tij ndaj nxënësve të tjerë dhe rojës së shkollës.
Të paktën një nga gjashtë nxënësit e plagosur ishte në gjendje të rrezikshme për jetën dhe po i nënshtrohej një operacioni, thanë raportet, ndërsa një mësues u plagos rëndë gjithashtu. /Telegrafi/