Prof. Dr. Adnan Ismaili e vizitoi Universitetin Shtetëror të Bahrejnit

Prof. Dr. Adnan Ismaili e vizitoi Universitetin Shtetëror të Bahrejnit

Prof. Dr. Adnan Ismaili, shef i katedrës së Filologjisë orientale të Universitetit të Tetovës, këto ditë gjendet në disa shtete të Gjirit Arab, ku përveç takimeve të ndryshme me personalitete të jetës politike dhe shoqërore, ka zhvilluar disa takime me udhëheqës të institucioneve arsimore.

Dje, Prof. Dr. Adnan Ismaili u prit nga Drejtori i Institutit për Shkenca Islame dhe Gjuhë Arabe, Dr. Ferid el-Abassi. Ky institucion numëron mbi 300 studentë dhe është i gatshëm të pranojë studentët e interesuar për avancimin e gjuhës arabe nga Universiteti i Tetovë. Ky institut vepron në kuadër të Ministrisë së Arsimit të Bahrejnit.

Po ashtu, profesor Adnan Ismaili zhvilloi një bisedë me prorektorin e Universitetit të Bahrejnit, universitetit të vetëm shtetëror Prof. Dr. Usame el-Xhuder ku u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit të Universitetit të Tetovës me Universitetin Shtetëror të Bahrejnit, në të gjitha fushat e mundshme. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që kontaktet të vazhdojnë në nivel të udhëheqësisë së dy universiteteve.

Ndërsa, sot profesor Ismaili takoi Dekanin e Fakultetit të Filologjisë, Prof. Dr. Abdulaziz M.Bulaileh. Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe përvoja për bashkëpunimin e mundshëm me departamentet që janë në kuadër të Fakultetit të Filologjisë.

Dhe në fund, profesor Ismaili realizoi takim me homologen e tij, shefen e katedrës së Gjuhës dhe letërsisë arabe, Prof. Dr. Dheya Abdulla Al-Kaabi, me të cilën u diskutua për format dhe mënyrën e bashkëpunimit mes dy katedrave simotra. Prof. Dr. Adnan Ismaili realizoi një bashkëbisedim edhe me disa mësimdhënës të Universitetit Shtetëror të Bahrejnit.

MARKETING