Princi Leka II në Shkup viziton organizatën “Merhamet”

Princi Leka II në Shkup viziton organizatën “Merhamet”

Organizata Kulturore Humanitare “Merhamet” ka mirëpritur sot në një vizitë Lartësinë e Tij Mbretërore, Princin Leka II, Princin e Shqiptarëve dhe Kryetarin e Shtëpisë Mbretërore Zogu.

Princi Leka II mbërriti nga Republika e Shqipërisë, i shoqëruar nga Mehdi Gurra, kryetar i Fondacionit “ALSAR” në Tiranë. Mysafirët u pritën nga kryetari i OKH “Merhamet”, Dr. Ridvan Xhaferi, Prof. Dr. Adnan Ismaili dhe anëtarë të tjerë të organizatës.

Gjatë takimit, i cili u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe vëllazërore, Princi Leka II foli për rolin dhe rëndësinë e Shtëpisë Mbretërore shqiptare, duke e cilësuar atë si një trashëgimi historike e kombëtare që nga koha e Mbretit Zog I, si dhe një urë bashkimi për shqiptarët kudo që jetojnë.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për vizitën, kryetari i OKH “Merhamet”, Dr. Ridvan Xhaferi, i dhuroi Princit Leka II një dhuratë simbolike si kujtim nga ky takim.

Vizita u përmbyll me falënderime të ndërsjella dhe me shprehjen e vullnetit të përbashkët për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet palëve.

OKH “Merhamet” shprehu mirënjohjen për vizitën e Princit Leka II dhe për mesazhet e tij inkurajuese.

MARKETING