(VIDEO) Princ Leka II i shqetësuar për gjendjen e shqiptarëve të RMV-së

(VIDEO) Princ Leka II i shqetësuar për gjendjen e shqiptarëve të RMV-së

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit, Fakulteti Filozofik i Universitetit të Tetovës organizoi një ceremoni, ku përmos pjesëmarrësve të profileve të ndryshëm, i ftuar nderi ishte Princi Leka i Dytë. Në fjalimin e tij të mbajtur gjatë kësaj ceremonie, Princi theksoi mes tjerash rëndësinë e ruajtjes së trashëgiminë historike dhe identitetit kombëtar shqiptar, si dhe forcimit të sovranitetin shtetëror.

Sinkron: Princ Leka II 

“06:28, në prag të 28 Nëntorit, protestat në Tetovë dhe qytete të tjera shqipëtare në Maqedoninë e Veriut na kujtojnë se rrespektimi i gjuhës shqipe mbetet një çështje e rëndësishme. Flamuri ynë simbolizon jo vetëm lirinë e fituar por edhe përgjegjësinë për të mbrojtur gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë”. Historia është një trashëgimi por ç’do trashëgimi mbart përgjegjësinë. Detyra jonë është për të lënë brezave që vijnë një të ardhme të denjë për sakrificën e atyre që na paraprijnë. 09:54 Ju përshëndes dhe gëzuar 28 Nëntorin”.

Ai po ashtu, shprehu shqetësimin për pozitën e gjuhës shqipe dhe të drejtat e shqiptarëve, duke bërë thirrje për bashkim rreth interesave të përbashkëta kombëtare.

Sinkron: Princ Leka II 

“Patjetër që vizita ime vjen në një moment shumë kritik për gjuhën shqipe, për mbrojtjen e të drejtave të shqipëtarëve dhe unë e kam vetëm një mesazh, që pavarësia nuk shpallet vetëm, por do të mbrohet, dhe uroj që të respektohet nga të gjithë Marëveshja e Ohrit në përbërjen e saj. Shqipëtarët janë shumë të shqetësuar për të ardhmen e tyre dhe unë jam në përkrahje të çdo personi që po lufton të drejtat e lirisë së fjalës. Porosia ime është shumë e thjeshtë, dashuroni kombin tuaj. Siç ka qenë shprehëse e gjyshit tim Ahmeti Zog, ai ka pasur këtë shprehje ‘Atdheu mbi të gjitha’. Unë besoj se është një mision që çdo forcë politike ka nevojë të mbrojë interesat, politikën ditore të saj, por kur vjen për çështjet që janë më madhore dhe janë me interesa të përbashkëta të kombit shqipëtar duhet të flasim me një zë.”

Ndërkaq Rektor i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti thekson se Univerziteti i Tetovës në vazhdimësi është përkujdesur që gjatë festave të nëntorit të organizojë aktivitete të cilat ndërlidhen me identitetin tonë kombëtar.

Sinkron: Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, Rektor i Universitetit të Tetovës

“Univerziteti i Tetovës në vazhdimësi është përkujdesur që gjatë festave të nëntorit të organizojë aktivitete të cilat ndërlidhen me festimin e këtyre festave, këtë vit edhe me 22 Nëntor po edhe me rastin e festës së 28 Nëntorit organizuam aktivitete të cilat ndërlidhen me identitetin tonë kombëtar dhe me festime të cilat mbahen për nder të kësaj feste, pra e pamë të rrugës që këtë herë ta kemi dhe ta ftojmë, ta kemi të ftuar nderi, lartësinë e tij Princin Lekën e dytë për të cilin e falenderoj për prezencën e tij këtu me qëllim që para studentëve dhe para stafit akademik ti prezantojë të jetë bashkë në këto ditë feste me ne”.

Në përmbyllje të manifestimit, rektori i Universitetit të Tetovës,  i ndau Princit Leka II një mirënjohje, në shenjë vlerësimi për pjesëmarrjen e tij si i ftuar nderi në këtë aktivitet.

Anida Murati/ SHENJA

MARKETING