Policia ende po e kërkon personin që plagosi dy persona me armë zjarri në Haraçinë

Policia ende po e kërkon personin që plagosi dy persona me armë zjarri në Haraçinë

Policia ende është duke e kërkuar personin i cili plagosi dy persona në Haraçinë.
Në sulmin janë të lënduar shoferi i kryetarit të komunës Ridvan Ibrahimi dhe një nga të punësuarit në komunë.
Qëllimi i sulmit sipas informacioneve ka qenë kryetari i komunës i cili nuk është lënduar, por dy personat që kanë qenë në shoqërimin e tij janë transferuar me urgjentë në spitalet e Shkupit.
Ky është sulmi i tretë mbi kryetarin e Haraçinës. Para një viti policia ka arrestuar një burrë 69 vjeçar nga fshati i Haraçinës pasi më parë ka marrë denoncim nga kryetari i komunës Ridvan Ibrahimi.
Ai ka kërcënuar me jetë kryetarin në lidhje me lëndën për dhënien e tokës për shfrytëzim. Ibrahimi edhe në shtator 2022 në polici ka denoncuar se ka qenë cak i sulmit fizik.
Nga MPB paralajmërojnë zbardhje të rastit, ndërsa nga prokuroria janë duke kontrolluar incizimet nga objektet për rreth. /SHENJA/

MARKETING