Paraburgoset 19-vjeçari, ia grabiti një gruaje zinxhirin e arit

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë paraburgimi ndaj një 19-vjeçari nga Shtipi i dyshuar për vjedhje të rëndë. Në njoftimin e Prokurorisë theksohet se më 16 shkurt, në afërsi të “Tregut të Gjelbër” në Shkup, i dyshuari nga gruaja e lënduar në mënyrë të pacipë ka marrë një zinxhir floriri në vlerë prej rreth 20.000 denarë.

“Ai e ka vërejtur viktimën, i është afruar nga përpara dhe e ka kapur me dorë dhe ia ka shkëputur gjerdanin që ajo mbante në qafë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes”, njofton Prokuroria.

Masa e paraburgimit propozohet duke pasur parasysh mundësinë që i dyshuari të arratiset. Prokurori publik vlerësoi edhe faktin se i dyshuari paraprakisht ka qenë i dënuar, ka vuajtur dënimin me burgim deri më 06.01.2023, pas së cilës brenda një kohe të shkurtër ka kryer vepra të reja kriminale.

MARKETING