Orban: Kam propozim për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, gabim ndarja e Maqedonisë dhe Shqipërisë

Orban: Kam propozim për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, gabim ndarja e Maqedonisë dhe Shqipërisë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban nga Ohri, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut që moti është dashur të jetë vend anëtar i BE-së.
Ndarjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian, Orban e cilëson si gabim.
Ai ka thënë se ka një propozim për zgjidhjen e problemit me Bullgarinë dhe se këtë propozim ia ka përcjell kryeministrit Hristijan Mickoski.
“Nevojitet marrëveshje me Bulgarinë dhe për këtë kam një propozim, atë propozim ia përcolla zotit kryeministër dhe i thash se ne jemi të gatshëm që të shfrytëzojmë kryesimin me BE-në, që të ndërmjetësojmë rreth kësaj çështje. Nëse palët janë të gatshme që ta pranojnë Hungarinë si ndërmjetësues ajo është punë e tyre, por ne jemi të përgatitur dhe dëshirojmë që të punojmë në këtë drejtim që të arrihet një zgjidhje e cila do ti konvenonte edhe Maqedonisë edhe Bullgarisë. Por kjo u takon palëve. Ne jemi këtu që t’i ofrojmë zgjidhjet më të mira”, ka deklaruar kryeministri Orban.

MARKETING