OKH Merhamet vizitë në ambasadën e Kuvajtit në Sofje
Përfaqësues të Organizatës Kulturore Humanitare MERHAMET zhvilluan një vizitë në Ambasadën e Shtetit të Kuvajtit në Sofje, Bullgari.
Delegacioni i OKH MERHAMET përbëhej nga Ridvan Xhaferi, kryetar; Bekim Sulejmani, koordinator për marrëdhënie me jashtë; dhe Xhihad Husejini, përgjegjës për projekte, të cilët u pritën nga Ambasadori i Shtetit të Kuvajtit, Shkëlqesia e Tij, z. Ghazi Hamed Alfadli, dhe sekretarja, znj. Bushra Al Tarah.
Gjatë këtij takimi, Ambasadori u njoh me aktivitetet humanitare, arsimore dhe kulturore që realizon OKH MERHAMET.
Gjithashtu, u diskutua për projektet e ardhshme dhe mundësitë e bashkëpunimit në realizimin e programeve humanitare dhe zhvillimore, gjithmonë në shërbim të popullatës dhe në interes shoqëror.