OKB-ja raporton “sulme të gjera ajrore” në Liban nga forcat izraelite
OKB-ja theksoi situatën “e paqëndrueshme” në Liban dhe raportoi aktivitet intensiv ushtarak izraelit në jug të vendit gjatë fundjavës, raporton Anadolu.
“Gjatë fundjavës, UNIFIL-i vëzhgoi aktivitet intensiv të IDF-së, përfshirë sulme të gjera ajrore pranë një numri fshatrash në jug, si dhe aktivitet të vazhdueshëm detar pranë brigjeve të Naqouras”, tha zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric gjatë një konference për shtyp.
Dujarric shtoi se të premten, tanket izraelite bllokuan rrugët gjatë patrullimeve të paqeruajtësve të OKB-së në Liban (UNIFIL) pranë Al Bayyadahs, duke kufizuar lirinë e lëvizjes së paqeruajtësve.
Ai tha se “zjarri me mitralozë i forcave izraelite goditi një pozicion të UNIFIL pranë At-Tirit, në rrethin Bint Jbeil, ku një predhë goditi një automjet brenda kompleksit”.
“Paqeruajtësit nuk duhet të jenë kurrë shënjestër dhe siguria e tyre duhet të garantohet në çdo kohë”, tha ai.

