Nxënësi në Gjermani mbyt me thikë profesoreshën, lajmëron policinë dhe rrëfen gjithçka që kishte ndodhur
Një nxënës 17-vjeç është arrestuar për vrasjen e profesoreshës në qytetin Ibbenburen në veriperëndim të Gjermanisë, kanë bërë të ditur autoritetet e sigurisë.
Incidenti ka ndodhur në shkollën profesionale, ku punonte profesoresha 55-vjeçare, transmeton Telegrafi.
Zëdhënësi i prokurorisë në Munster, ka konfirmuar se i mituri ka thirrur policinë pas krimit të kryer dhe është dorëzuar pa rezistencë.
Dje pasdite profesoresha ishte vetëm në klasën e shkollës profesionale kur i dyshuari e vizitoi.
Djali dyshohet se ka sulmuar dhe vrarë profesoreshën me thikë. Ende nuk dihet motivi i krimit, pse profesoresha ka qenë vetëm dhe si ka ditur i dyshuari për këtë, shkruan DW.
Në vendin e krimit është shfaqur një numër i madh i policë dhe ekipe të shpëtimit që kishin edhe helikopter.
Zëdhënësi i policisë ka bërë të ditur se i dyshuari pritet sot të shfaqet në bankën e të akuzuarve. Nxënësi i dyshuar tashmë po gjykohet në pjesën perëndimore të Gjermanisë, për planifikim të shtënave masive në shkollën e tij në Essen.
Në aktakuzë thuhet se objektivat e tij supozohej të ishin mësuesit dhe nxënësit e tjerë.
Prokuroria federale bëri të ditur se 17-vjeçari kishte planifikuar të përdorte mjete shpërthyese në sulmin në atë rast, me qëllim që të kuptohej si një sulm terrorist i motivuar nga ekstremizmi i djathtë.