Një vit nga rënia e policit Afrim Bunjaku, heroit të Kosovës
Ky 24-shtator shënon një vjetorin e rënies së Heroit Afrim Bunjaku, efektivit të Kosovës të vrarë si sot një vit më parë në një sulm terrorist nga bandat kriminale serbe, në veri të Kosovëz.
Ngjarja ndodhi në fshatin Banjskë në Zveçan, teksa Bunjaku ndodhej në krye të detyrës.
Më 24 shtator 2023, një grup i armatosur me në krye ish-politikani Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, ku për pasojë mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Reagimet ndërkombëtare ishin të menjëhershme duke dënuar sulmin.
Në kuadër të 1-vjetorit të rënies së Heroit Bunjaku, në Kosovë, nën patronazhin e Kryeministrit Albin Kurti, do të organizohen aktivitete.
Rreshteri Afrim Bunjaku u shpall “Hero i Kosovës” nga Presidentja Vjosa Osmani. Kjo e fundit ka deklaruar se rreshteri i vrarë u sfidua nga bandat e Beogradit ndërsa ra në mbrojtje të dinjetit të Republikës së Kosovës.