Nesër luhen ndeshjet e xhiros së 16-të në Ligën e Parë

Nesër luhen ndeshjet e xhiros së 16-të në Ligën e Parë

E mërkura do të sjell në program gjashtë ndeshje në kuadër të xhiros së 16-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Liderët e renditjes në këtë xhiro do të përballen me Gostivarin në Strumicë, Struga Trim Lum do të jetë mysafire e Vardarit në kryeqytet, përderisa Shkëndija në Tetovë do të pret Rabotniçkin.

Skuadra shqiptare nga Ohri, Voska Sport në shtëpi do të takohet me Tikveshin, përderisa në dy ndeshjet tjera përballen Makedonija Gjorçe Petrovi – Sileksi dhe Brera Strumica – Bregallnica.

Të gjitha takimet luhen nesër, duke nisur nga ora 13:00. /SHENJA/

MARKETING