Nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik mori pjesë në Festivalin e 32-të Ndërkombëtar të Pranverës “Hıdırellez” në Vallandovë

Nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik mori pjesë në Festivalin e  32-të Ndërkombëtar të Pranverës “Hıdırellez” në Vallandovë

Nënkryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), Dr. Mahmut Çevik, mori pjesë në Festivalin e 32-të Ndërkombëtar të Pranverës Hıdırellez, e cila u mbajt në qytetin Vallandovës të Maqedonisë së Veriut.

Festivali, i organizuar në fshatin Çallik të Vallandovës, ku pjesëmarrës ishte edhe nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik, u zhvillua me pjesëmarrjen e 24 grupeve të vallëzimeve popullore nga 8 vende të ndryshme, me gara mundjeje, ndërsa festivalin në fjalë u ndjek edhe me një interesim të madh nga banorët e kësaj ane.

Në fjalimin e tij në këtë festival pranveror, nënkryetari Çevik, tha se këto festime, të cilat filluan në vitin 1991 pas pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, ofrojnë përfitime serioze në drejtim të forcimit të identitetit dhe rritjes së solidaritetit.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Festivalin Ndërkombëtar Pranveror “Hidrellez”, të cilin e kemi mbështetur vazhdimisht për 20 vitet e fundit, sepse këto festivale duhet dhe do të vazhdojnë si një aktivitet kuptimplotë që mishëron detyrimin tonë për ekzistencë, unitet dhe solidaritet”.

Duke folur për rëndësinë e festivalit pranveror që mbahet në Vallandovë, Dr. Mahmut Çevik, foli edhe për ekzistencën e diversitetit etnik, kulturor dhe politik të Ballkanit, e cila është e mundur vetëm përmes ruajtjes dhe promovimit të vlerave tona. Ne kemi mbështetur pa ndërprerje Festivalin e Hıdırellez-it që nga viti 2007 dhe do të vazhdojmë ta mbështesim edhe në të ardhmen”, u shpreh nënkryetari i TIKA-s, Çevik.

Dr. Çevik, gjithashtu theksoi se këto festivale kontribuojnë në ruajtjen e identitetit dhe forcimin e solidaritetit, dhe deklaroi se mbështetja e tyre do të vazhdojë edhe në të ardhmen, ku përveç tjerash u tha se TIKA do të vazhdojë aktivitetet e saj për të mbrojtur trashëgiminë kulturore në Ballkan.

MARKETING