Trump zotohet se do ta godasë Iranin “shumë rëndë” nëse Teherani qëndron pas incidentit me fluturimin e Flydubait
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u zotua se do ta godasë Iranin “shumë rëndë” nëse Teherani ka lidhje me incidentin e kompanisë Flydubai në linjën Dubai-Tel Aviv, raporton Anadolu.
I pyetur nga gazetarët nëse SHBA-ja do të merrte në konsideratë hakmarrjen ndaj Iranit nëse ai ka lidhje me incidentin, ai tha: “Do të goditen shumë rëndë, mos u shqetësoni”.
Komentet e Trumpit pasojnë një incident me fluturimin FZ1073 të Flydubai nga Dubai drejt Tel Avivit, i cili u devijua dhe bëri një ulje emergjente në qytetin saudit Tabuk.
Flydubai tha se “ndodhi një përleshje në kabinën e pilotëve” dhe se anëtarët e ekuipazhit ndërhynë për të siguruar avionin, përpara se ai të devijohej në mënyrë të sigurt.
Më pas, kompania ajrore pezulloi fluturimet drejt dhe nga Izraeli, ndërsa autoritetet po hetojnë incidentin, duke thënë se pezullimi do të rishikohet në varësi të informacioneve të reja.
Në një postim të enjten në rrjetin e tij Truth Social, Trump shkroi gjithashtu: “Kam deklaruar shumë herë se do të duheshin 4-6 javë për të eliminuar kërcënimin bërthamor të iranit dhe unë e bëra këtë brenda një nate”.
“Pjesa tjetër e kohës është vetëm për t’u siguruar që të mbetet kështu”, shtoi ai.

