Jurisprudenca në shqip përplas VLEN-in me BDI-në: “Ka zgjidhje”, “Në kohën tonë kanë funksionuar mekanizma të tjerë”
Përfaqësuesit e BDI dhe VLEN në emisionin “Debat në Shenja”, ndër të tjera folën edhe për çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Afan Elezi tha se deri më tani është deklaruar se provimi do të mund të jepet në shqip, ndërsa ministri i Drejtësisë ka njoftuar se do t’i informojë studentët dhe dekanët e fakulteteve juridike për zgjidhjen.
Elezi tha se kjo çështje ka mundur të zgjidhej edhe në vitin 2020, kur është miratuar ligji i fundit për jurisprudencën dhe ministria drejtohej nga BDI.
“Ka zgjidhje, ka ligj që do ta sjellë VLEN”, deklaroi Elezi.
Nga ana tjetër, Jeton Shaqiri nga BDI u arsyetua se në kohën e tyre kanë funksionuar mekanizma të tjerë. Në këtë kontekst, ai përmendi patentat e vozitjes, provimin për mësimdhënës dhe atë për drejtorë, duke theksuar se këto procese zhvillohen edhe në gjuhën shqipe, të cilat janë bërë në kohën e BDI-së.

