Pse të rinjtë e partive në RMV nuk unifikohen? Miftari: Është e vështirë kur bëhen thirrje për anulimin e pjesëmarrjes në protestën e UÇK-së
Admir Miftari nga BDI, në emisionin “Debat në Shenja”, i pyetur për qëndrimin e të rinjve të BDI-së dhe VLEN-it për t’u unifikuar në protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, tha se ekziston një përpjekje mes të rinjve për t’u bashkuar rreth çështjeve kombëtare Ai nënvizoi se se protesta nuk u politizua pasi nuk u organizua nga BDI.
Duke iu përgjigjur pyetjes pse të rinjtë e BDI dhe VLEN nuk u unifikuan në këtë çështje, Miftari tha se deklarata e Granit Osmanit për anulimin e pjesëmarrjes e ka vështirësuar një bashkim të tillë.
“Granit Osmani, me sa e pamë ne në media, nuk tha se unë nuk do të jem pjesëmarrës, por tha se anulohet pjesëmarrja në protestë. Tash, kur ke kështu thirrje, është shumë rëndë të unifikohet rinia”, deklaroi Miftari.

