Ndeshje e çmendur! Anglia mposht Francën 6-4 dhe fiton medaljen e bronztë
Kombëtarja e Anglisë ka fituar medaljen e bronztë në Kupën e Botës, pasi triumfoi ndaj Francës me rezultatin spektakolar 6-4 në ndeshjen për vendin e tretë.
“Tre Luanët” e nisën sfidën në mënyrë të përkryer, duke kaluar në epërsi që në minutën e tretë. Declan Rice realizoi një supergol nga distanca, ndërsa Ezri Konsa dyfishoi shifrat në minutën e 18-të me një goditje të saktë me kokë pas asistimit të Rice.
Bukayo Saka ishte protagonisti absolut i pjesës së parë. Sulmuesi anglez realizoi dy gola të bukur në minutat 37 dhe 45+1, duke bërë që Anglia të shkonte në pushim me avantazhin e thellë 4-0.
Megjithatë, Franca reagoi fuqishëm në pjesën e dytë. Kylian Mbappé shënoi golin e parë në minutën e 48-të, ndërsa gjashtë minuta më vonë asistoi për Bradley Barcola, i cili ngushtoi diferencën në 5-2. Vetë Mbappé realizoi edhe golin e tretë personal në minutën e 66-të, duke hyrë në histori si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kupën e Botës.
“Les Bleus” patën mundësi ta rikthenin plotësisht ndeshjen, por Michael Olise shpërdoroi disa raste të mira. Më pas, Malo Gusto shkaktoi një penallti me një ndërhyrje brenda zonës, ndërsa Bukayo Saka u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 87-të, duke kompletuar het-trikun dhe duke rikthyer qetësinë te anglezët.
Franca arriti të shënonte edhe një herë në kohën shtesë me Ousmane Dembélé (90+6′), por vetëm dy minuta më vonë Jude Bellingham vulosi fitoren me një eurogol pas një kundërsulmi të shpejtë, duke vendosur rezultatin përfundimtar 6-4.
Me këtë sukses, Anglia siguron medaljen e bronztë të Kupës së Botës, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet të dielën, duke filluar nga ora 21:00, mes Spanjës dhe Argjentinës.

