DAP nis kontrollet për të hyrat nga jashtë gjatë vitit 2021

DAP nis kontrollet për të hyrat nga jashtë gjatë vitit 2021

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka nisur kontrollet për paratë që qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë pranuar nga jashtë gjatë vitit 2021.

MARKETING

Shik.mk

Institucioni u ka dërguar njoftime qytetarëve për të cilët ka të dhëna se kanë realizuar të ardhura jashtë vendit, duke u kërkuar të përmbushin detyrimet tatimore brenda afatit të caktuar. Në rast se kjo nuk bëhet vullnetarisht, DAP paralajmëron masa ligjore.

Nga institucioni sqarojnë se jo të gjitha paratë e pranuara nga jashtë tatohen. Tatimi vlen për të ardhura si pagat, honoraret, puna si freelancer, qiratë, dividentët dhe fitimet nga shitja e pasurive apo kriptovalutave.

Ndërkaq, paratë e pranuara si dhurata, ndihmë familjare ose hua nuk tatohen automatikisht. Trajtimi varet nga arsyeja e transferit dhe dispozitat ligjore.

DAP u bën thirrje qytetarëve të kontrollojnë nëse kanë detyrime tatimore dhe, kur është e nevojshme, të dorëzojnë formularin elektronik e-PDD dhe të paguajnë tatimin përkatës.

Për informacione shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë DAP-në në numrin pa pagesë 0800 33 000 ose në numrin 02 3253 200.

MARKETING