(VIDEO) Ndalesa në kufi, aktivisti i VLEN-it shkaktar i “incidentit” në Qafë Thanë

(VIDEO) Ndalesa në kufi, aktivisti i VLEN-it shkaktar i “incidentit” në Qafë Thanë

Televizioni Shenja mëson ekskluzivisht emrin e personit të katërt për të cilin u bë gjithë ajo bujë në opinion për ndalesë në kufirin e shqipërisë, ku u tha se nuk u lejuan të hyjnë në Shqpipëri tre funksionarë të VLEN-it, deputetët Bekim Qoku dhe Adnan Azizi si dhe zëvendës sekretari i qeverisë, Hasim Murtezani.

Bëhet fjalë për Adnan Selmanin, i punësuar në ministrinë e kulturës.

Rasti fillimisht u cilësua si ndalesë e funksionarë sepse gjoja kanë gisht në organizimin e protestave në Shqipëri, gjë që u mohua nga autoritetet shqiptare, të cilat po ashtu konfirmuan për televizionin emrin e Selmanit, i cili që nga e mërkura mbeti enigmë për opinionin. personi në fjalë kisht ndalesë nga shteti shqiptarë të të hynte në Shqipëri , shkaqet e të cilit nuk I treguan në detaje.

Pas ngjarjes vijuan një sërë reagimesh në mbështetje të tre funksionarëve, por duke mbajtur nën hije emrin e personit të katër. përveç tre funksionarëve që dolën me deklerata patriotike, reagim pati edhe kryetari I Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi. policia e shqipërisë një ditë më parë sqaroi se funksionarët e VLEN-it janë solidarizuar me Selmanin, dhe janë kthyer bashkë me të. sipas policisë së Shqipërisë, Selmani nuk është I vetmi që është kthyer nga kufiri, pork a edhe qindra të tjerë që nuk janë lejuar të hyjnë në shqipëri. /SHENJA/

MARKETING