Binance po heton një problem të mundshëm sigurie ndërsa janë “ngrirë” rreth 3 miliardë dollarë

Binance po heton një problem të mundshëm sigurie ndërsa janë “ngrirë” rreth 3 miliardë dollarë

Platforma e madhe e këmbimit të kriptomonedhave Binance ka njoftuar se po heton një “problem të mundshëm të sigurisë”, ndërsa janë ngrirë asete digjitale me vlerë rreth 3 miliardë dollarë, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

“Ekipet tona janë në dijeni të raportimeve për një problem të mundshëm sigurie dhe po zhvillojnë hetime aktive. Fondet e përdoruesve janë plotësisht të sigurta”, njoftoi kompania në rrjetin social amerikan X.

Kompania rikonfirmoi se ekipet e saj të sigurisë po shqyrtonin me “urgjencë” të gjitha informacionet përkatëse dhe u bëri thirrje përdoruesve të tregoheshin të kujdesshëm ndaj mashtrimeve, si dhe të shmangnin lidhjet, mesazhet ose kërkesat jozyrtare për informacionet e llogarive të tyre.

“Fondet e përdoruesve janë të sigurta. Duket se bëhet fjalë për një sulm kibernetik ndaj Binance. Falënderojmë Tether-in (rreth 971 milionë dollarë) dhe Circle-in (rreth 823 milionë dollarë) për ngrirjen e shpejtë të fondeve”, shkroi në X bashkëthemeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Binance, Changpeng Zhao.

Binance bëri të ditur se kishte pezulluar përkohësisht tregtimin e tokenëve të listuar në Binance Alpha ndërsa po trajtonte problemin e sigurisë.

“Si pjesë e masave tona të vazhdueshme të sigurisë, tregtimi në Binance Alpha është pezulluar përkohësisht, blerja e tokenëve përmes CEX, blerja e menjëhershme në Alpha dhe marketingu i parashikimeve për blerjet përmes CEX duke përdorur fondet në portofolin spot”, njoftoi kompania.

“Shuma totale e verifikuar e fondeve të ngrira aktualisht është rreth 3 miliardë dollarë”, njoftoi më tej Binance në përditësimin e saj të fundit lidhur me problemin e sigurisë.

Kompania rikonfirmoi se po vazhdonte bashkëpunimin me organet e zbatimit të ligjit, emetuesit, kompanitë e inteligjencës së teknologjisë blockchain dhe partnerët e industrisë, për “të gjurmuar dhe ngrirë asete të tjera”.

Edhe bashkëthemeluesja e Binance, Yi He rikonfirmoi në X se fondet e përdoruesve ishin të sigurta dhe se kompania do të mbulonte të gjitha humbjet nga sulmi kibernetik.

“Depozitat dhe tërheqjet janë pezulluar përkohësisht ndërsa ekipi ynë kryen kontrolle sigurie, ngrin fondet dhe bashkëpunon me organet e zbatimit të ligjit”, shtoi ajo.

MARKETING