Napoli kujtohet vonë, Milan dhe Real kalojnë në gjysmëfinale

Napoli kujtohet vonë, Milan dhe Real kalojnë në gjysmëfinale

Real Madrid mposhti Chelsean me të njëjtin rezultat si në Spanjë, 2-0. Te besuarit e trajnerit Carlo Ancelotti iu gëzuan dy golave nga ana e Rodrygo teksa sigurojnë një biletë për në gjysmëfinalen e Champions League.

Tashmë, kampionët në fuqi të këtij turneu do të presin fituesin e çiftit Manchester City-Bayern Munich.

Milan nuk fali Napolin në stadiumin Maradona teksa kuqezinjtë siguruan biletën për në gjysmëfinalen e Champions League pavarësisht barazimit 1-1. Ndeshja ishte e mbushur me emocione teksa kuqezinjtë patën shansin të kalonin në avantazh me anë të Giroud, por francezi u ndal nga pika e bardhë nga ana e portierit Maignan.

Gjithsesi, francezi që humbi edhe një rast të pastër, e kishte të pamundur të gabonte pas një pasimi të Leaos që e nxorri sulmuesin me portën e zbrazur aty ku kuqezinjtë festuan në minutën e 43-të. Në pjesën e dytë, napoletanët provuan me të gjitha mënyrat dhe e patën mundësinë me anë të Kvaratskhelia.

Por, gjeorgjiani gaboi nga pika e bardhë. Në fund, Napoli shënoi me Osimhen, por goli ishte sa për statistikë me Milanin që kaloi dhe pret në gjysmëfinale fituesin e çiftit Inter-Benfica.

MARKETING