Mucunski: Skenari ideal i VMRO-DPMNE-së është formimi i Qeverisë me opozitën shqiptare

Mucunski: Skenari ideal i VMRO-DPMNE-së është formimi i Qeverisë me opozitën shqiptare

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski i pyetur nëse Maqedonisë mund t’i ndodh skenari bullgar, të mos mundet që të formohet qeveri, tha se atë që e sheh ai nga anketat, është se do të ketë fitues të qartë në zgjedhjet e ardhshme dhe se beson se ata si fitues do të gjejnë partner dhe do të formohet qeveri stabile.

Sa i përket marrëdhëniet politike me partitë shqiptare, ai tha se ata si subjekt politik duhet të kenë komunikim me të gjitha partitë politike.

“Kam rezerva serioze ndaj disa individëve në një pjesë të partive politike që janë në Maqedoni. Ta thjeshtëzoj se ku shkon kjo dilemë. Skenari më i dëshiruar i VMRO-DPMNE-së,është formimi i qeverisë me opzitën shqiptare në zgjedhjet e ardhshme. Nuk kemi asgjë kundër BDI-së si subjekt por kemi kundër udhëheqësisë aktuale që i ka bërë shumë dëm Maqedonisë”, u shpreh Mucunski në emisionin “Intervistë në SHENJA”.

MARKETING