Mucunski: 300 milionë euro penale do t’i paguhen kompanisë “Bechtel-Enka” pa nisur punimet në terren

Mucunski: 300 milionë euro penale do t’i paguhen kompanisë “Bechtel-Enka” pa nisur punimet në terren

Timço Mucunski, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, në emisionin “Intervistë në SHENJA” tha se kjo marrëveshje do të jetë më e shtrenjta për kilometrat për cilin do autostradë tjetër që është ndërtuar në Maqedoninë e Veriut.

Mucunksi tha se është i bindur se do të arrije minimum 25 milionë euro për kilometër ose më shumë.

“Për momentin korridori 8 dhe korridori 10D, pa filluar asnjë aktivitetet ndërtues në terren, në bazë të penaleve dhe shpenzimeve tjera në bazë të marrëveshjeve do të kushtojnë 300 milionë euro. Do të duhet të paguajmë 300 milionë euro në bazë të asaj që e shohim si penale dhe lloj tjetër të shpenzimeve të cilat janë parashikuar për shkak mos realizmit të obligimeve ndaj kompanisë Bechtel dhe Enka”, tha Mucunksi.

Ai tha se për një pjesë të madhe të atyre kushteve janë skaduar dhe duhet të paguhen.

Mucunski tha se në dy tre javët e ardhshme do të fillojnë të dalin shpenzimet të cilat në milionë duhet t’i paguhen kompanisë.

MARKETING