MPB jep detaje në lidhje me skandalin në Spitalin e Tetovës

MPB jep detaje në lidhje me skandalin në Spitalin e Tetovës

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se mbrëmë është arrestuar anesteziologu nga Spitali i Tetovë, i cili përmes transmetimit “live” në TikTok xhironte gratë shtatzëna.

“Më 14.04.2023, në ora 23:40, në Odri të Tetovës, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria V.D. (43), duke vepruar pas kallëzimit të P.V. , drejtor i Spitalit Klinik Tetovë se V.D., i punësuar si anesteziolog në spital, ka filmuar dhe publikuar përmes rrjetit “Tik Tok” personelin mjekësor dhe pacientët të cilëve iu është ofruar ndihma mjekësore”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

MARKETING