MPB: Janë privuar nga liria 11 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit

MPB: Janë privuar nga liria 11 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 11 shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”. Prej tyre, tetë shoferë kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, nga të cilët njëri ishte i mitur, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

MARKETING

Description of image

Dy shoferë kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, me ç’rast njëri prej tyre ka shkaktuar aksident rrugor, ndërsa një shofer ka drejtuar automjetin edhe pse kishte ndalim aktiv për drejtimin e automjetit motorik.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime përkatëse penale.

Nga MPB apelojnë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë denjësisht rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjetin pa dhënë provimin për patentë shoferi, nën ndikimin e alkoolit apo gjatë kohës kur u është shqiptuar ndalim për drejtimin e automjetit. Me sjellje të përgjegjshme, të gjithë së bashku kontribuojmë për siguri më të madhe në komunikacion.

MARKETING