Moti sot: Temperaturat deri në 38 gradë, pasdite reshje shiu dhe bubullima

Moti sot: Temperaturat deri në 38 gradë, pasdite reshje shiu dhe bubullima

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe temperatura të larta. Gjatë pasdites priten reshje shiu, bubullima dhe erë e përforcuar në disa pjesë të vendit.

MARKETING

Description of image

Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 22 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 30 deri në 38 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe nxehtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Gjatë orëve të pasdites, në disa pjesë të luginës së Shkupit, priten reshje të rrëmbyeshme afatshkurtra dhe bubullima.

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i veriut.

Në kryeqytet, temperatura minimale do të jetë 18 gradë, ndërsa maksimalja pritet të arrijë në 37 gradë Celsius.

MARKETING