Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Sot do të mbizotërojë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira lokale të pakta deri në mesatare. Pasdite, në vende të caktuara pritet rritje e vranësirave me kushte për shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Lokalisht, janë të mundshme edhe stuhi me erëra të forta dhe breshër.

MARKETING

Description of image

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 21 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 32 deri në 40 gradë.

Në Shkup do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira të pakta deri në mesatare. Pasdite, në disa pjesë të luginës, do të ketë kushte për shira të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 20, ndërsa maksimale do të arrijë 37 gradë.

Sipas Administratës Hidrometeorologjike, gjatë javës së re, temperaturat ditore do të bien me disa gradë. Pasdite, veçanërisht të hënën, pritet jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta.

Në vende të caktuara, do të ketë kushte për stuhi të shoqëruara me erëra të forta dhe breshër.

MARKETING