Miteva: E realizuam premtimin e parë parazgjedhor

Miteva: E realizuam premtimin e parë parazgjedhor

Për vetëm 30 ditë pas përfundimit të zgjedhjeve, në kushte kur ende nuk është konstituuar Qeveria, në Kuvend votuam ndryshime ligjore me shumicë prej 2 të 3. Kështu deklaroi zëdhënësja Marija Miteva, nga VMRO-DPMNE, pas miratimit të mbrëmshëm të ligjit për riorganizimin e ministrive. Për herë të parë shtoi ajo shumica parlamentare propozon ligj për reforma strukturore dhe për herë të parë përfaqësues të BDI-së votuan pa mundësi për kushtëzime. Sipas saj, tani vijon transformimi ekonomik, përshpejtimi eurointegrues dhe lufta e fuqishme dhe e përkushtuar kundër krimit dhe korrupsionit.

Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së

Dëshmuam kapacitet të fuqishëm në Kuvemd, dëshmuam se VMRO-DPMNE guxon të udhëheq dialog politik konstruktiv për sigurimin e shumicës së 2/3, ndër propozime që zgjidhin çështje sistematike dhe të rëndësishme për qytetarët tanë. Për herë të parë, shumica parlamentare, propozon ligj për reforma strukturore, që në thelb janë zhvillimor dhe transformues”.

MARKETING