Ministria e Jashtme ukrainase: Kievi nuk është i interesuar të marrë territorin rus

Ministria e Jashtme ukrainase: Kievi nuk është i interesuar të marrë territorin rus

Ministrja e Jashtme e Ukrainës, ka bërë të ditur se Ukraina nuk është e interesuar të “marrë” territorin në Rusi.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme ukrainase e përshkroi gjithashtu pushtimin njëjavor të ukrainasve në zonën e Kurskut si “absolutisht veprim legjitim”.

“Ukraina nuk është e interesuar të marrë nën kontroll territorin e rajonit të Kurskut”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.

Forcat ukrainase sulmuan rajonin në një sulm të befasishëm javën e kaluar – veprimi i parë ofensiv i Kievit në tokën ruse që nga pushtimi i Ukrainës nga Moska në vitin 2022.

“Sa më shpejt Rusia të pranojë të rivendosë një paqe të drejtë, aq më shpejt do të ndalen sulmet e forcave të mbrojtjes ukrainase në Rusi”, shtoi Tykhy.

Rusia, ndërkohë, tha se kishte “parandaluar” sulme të reja ukrainase në Kursk, pasi ministria e saj e Mbrojtjes tha se kishte penguar “përpjekjet e grupeve të armikut në automjete të blinduara për të depërtuar thellë në territorin rus” rreth disa fshatrave – megjithëse kjo është e pakonfirmuar.

MARKETING