Ministria e Drejtësisë: Po ndjekim me shumë shqetësim ngjarjet në Këshillin Gjyqësor

Ministria e Drejtësisë: Po ndjekim me shumë shqetësim ngjarjet në Këshillin Gjyqësor

Lidhur me zhvillimet në Këshillin Gjyqësor, ku gjatë ditës së djeshme u shkarkua kryetarja e Këshillit, kanë reaguar nga Ministria e Drejtësisë, të cilët kanë thënë se janë duke i ndjekur me shqetësim këto ngjarje.

“Ministria e Drejtësisë po ndjek me shumë shqetësim ngjarjet në Këshillin Gjyqësor. Pavarësisht se Këshilli Gjyqësor është organ autonom dhe i pavarur që duhet të sigurojë autonominë dhe pavarësinë e gjyqësorit, kjo që po ndodh aktualisht, në masë të madhe  do të ndikojë në besimin e mëtutjeshëm  të qytetarëve në gjyqësor.

Për të marrë më shumë informacione, Ministria e Drejtësisë i ka dërguar kërkesë Këshillit Gjyqësor që të dërgojë në këqyrje procesverbalin e seancës së 438-të, si dhe Rendin e miratuar ditor.

Shpresojmë dhe urojmë që situata e përgjithshme të tejkalohet dhe Këshilli Gjyqësor të jetë organ që do të kujdeset për reputacionin e gjyqësorit”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë, raporton SHENJA.

 

 

MARKETING