Mickoski kritikon shportën minimale: Në janar nuk i kam provuar as pjeshkat dhe as rrushin!

“Shalqiri, kajsitë, pjepni dhe kafeja në kanaqe gjatë muajit janar, nuk është e logjikshme të konsumohen” kështu vlerëson kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për ndryshimet e metodologjisë për llogaritjen e shportës minimale sindikale.
Ai tha se në metodologjinë e mëparshme ka vërejtur gjëra të çuditshme për të, si përshembull cigaret, rrushi dhe pjeshka për të cilat thotë se në muajin janar nuk i ka pare as me sy.
“Unë në muajin janar disa nga ato produkte nuk I kam provuar, si shalqiri, pjepri, rrushi, pjeshka, nuk kam pirë 250 gram neskafe në kanaqe, nuk pi cigare, ndërsa atje janë cigaret sepse në një shportë minimale është e palogjikshme të ketë cigare. Që të mos jemi ne ata që nuk e mbisinkronizojmë atë që është bërë nga Sindikata, e vlerësuar nga dy ish-ministra të LSDM-së, Nikolla Popovski dhe Tevdoski, thamë të përfshijmë njerëz nga të gjitha fushat dhe së bashku të formojmë shportën minimale konsumuese. Çmimet të mos jenë nga një nga tregjet më ekskluzive, por duke qenë se është shporta minimale, nga ato me çmime më të ulëta , le të zgjedhim një mesatare dhe të llogarisim shportën në atë mënyrë”, ka deklaruar Mickoski. /SHENJA/