Mickoski: E pranoj se kanë fituar, zgjedhjet do të jenë të rregullta dhe jo të parakohshme

Mickoski: E pranoj se kanë fituar, zgjedhjet do të jenë të rregullta dhe jo të parakohshme

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se janë të gatshëm të bisedojnë për propozimet e LSDM-së, për datën e zgjedhjeve. VMRO pranon të mbahen takimet e grupeve të punës për mbajtjen e zgjedhjeve gjatë vitit 2024 dhe mendojnë se ato duhet të takohen sa më shpejtë.

MARKETING

Description of image

 “Si të thotë Kovaçevski për datën dhe ditën, vetëm le të takohen grupet e punës dhe të bisedojnë. Ajo që do ta propozojnë, atë do ta diskutojmë. Ja e pranoj, ata fituan, nuk kishte zgjedhje të parakohshme, zgjedhjet do të jenë të rregullta”, ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Mickoski u shpreh se kanë problem me Komisionin Shtetëror Zgjedhor, i cili, sipas tij nuk funksionon në pajtim me Ligjin, pasi për momentin punon me 6 anëtarë. /SHENJA/

 

MARKETING