MF: 2,4 milionë euro të reja për kompanitë vendore, janë transferuar mjete nga Buxheti qendror te Banka Zhvillimore

MF: 2,4 milionë euro të reja për kompanitë vendore, janë transferuar mjete nga Buxheti qendror te Banka Zhvillimore

Ministria e Financave ka kryer transferimin e 148,6 milionë denarëve të rinj, ose 2,4 milionë eurove, drejt Bankës Zhvillimore, ndërsa mjetet janë dedikuar për mbështetjen e investimeve në kompanitë vendore.

Nga Ministria e Financave thonë se me transferimin e fundit nga buxheti qendror në Bankën Zhvillimore, vlera e përgjithshme që u plasua në ekonominë vendase për realizimin e investimeve nga kompanitë është 14.5 miliardë denarë ose 235.8 milionë euro.

“Buxheti i përgjithshëm për mbështetjen e kompanive vendase i parashikuar në buxhet është 250 milionë euro, kurse vlera e ciklit të investimeve vlerësohet në rreth 300 milionë euro. Mjetet që i siguroi Qeveria dhe plasohen te kompanitë vendase me kushte të favorshme, kanë për qëllim realizimin e investimeve private, me ç’rast do të sigurojnë zhvillimin e tyre dhe do të stimulojnë rritjen ekonomike”.

“Mjetet do të plasohen deri te shfrytëzuesit e fundit përmes bankave afariste, ku norma e interesit është 1.95% në nivel vjetor, periudha e shlyerjes deri në 15 vjet, kurse periudha grejs është deri në 3 vjet”, thonë nga ministria.

MARKETING