Mexhiti: Mjaftë më me padrejtësi, nuk duhet të ketë fatura paushalle për energjinë elektrike

Mexhiti: Mjaftë më me padrejtësi, nuk duhet të ketë fatura paushalle për energjinë elektrike

Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti, ka reaguar për faturat e larta të energjisë elektrike duke thënë se nuk duhet të ketë fatura paushalle për shpenzimet elektrike.
“Mjaftë më me padrejtësi!
Nuk duhet të ketë fatura paushalle për shpenzimet elektrike!
Matësit nuk duhet të mbeten të pakontrolluar për 7 vite, ndërsa qytetarët të paguajnë fatura të pasakta!
Do të vendoset kontroll i rreptë dhe çdo ankesë do të ketë ku të raportohet.
Një trup i pavarur shtetëror do t’i shqyrtojë të gjitha ankesat në mënyrë të drejtë dhe transparente!
Parregullësitë nuk do të tolerohen, shteti qëndron në mbrojtje të qytetarëve”, ka shkruar Mexhiti.

MARKETING