Falimentimet e kompanive në Gjermani rriten me 6,7 për qind në gjysmën e parë të vitit

Falimentimet e kompanive në Gjermani rriten me 6,7 për qind në gjysmën e parë të vitit

Falimentimet e kompanive në Gjermani u rritën me 6,7 për qind në bazë vjetore, duke arritur në 12.812 në gjysmën e parë të vitit 2026, transmeton Anadolu.

Zyra Federale e Statistikave (Destatis) bëri të ditur se gjykatat lokale gjermane regjistruan 2.266 kërkesa për procedura falimentimi të kompanive në qershor, 15,8 për qind më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Kreditorët kërkuan rreth 18,5 miliardë euro nga falimentimet e kompanive të raportuara në gjashtë muajt e parë të vitit 2026, nga 28,2 miliardë euro në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Destatis ia atribuoi këtë rënie të pretendimeve financiare, pavarësisht rritjes së numrit të falimentimeve, numrit më të madh të kompanive me peshë të konsiderueshme ekonomike që kishin paraqitur kërkesë për falimentim në gjysmën e parë të vitit 2025.

Sektori i transportit dhe magazinimit regjistroi shkallën më të lartë të falimentimeve në gjysmën e parë të vitit, me 71,6 raste për çdo 10.000 kompani.

Sektori i hotelerisë dhe gastronomisë pasoi me 59,6 raste për çdo 10.000 biznese, ndërsa sektori i ndërtimit regjistroi 53,4 falimentime për çdo 10.000 biznese.

Gjykatat lokale raportuan 6.839 raste të falimentimit të konsumatorëve në qershor, një rritje prej 5,1 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Në gjysmën e parë të vitit 2026 u regjistruan 38.932 raste të falimentimit të konsumatorëve, 2,4 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

MARKETING