Më shumë se 900 kamionë me ndihma humanitare hynë në Gaza

Më shumë se 900 kamionë me ndihma humanitare hynë në Gaza

Më shumë se nëntëqind kamionë me ndihma humanitare hynë në Rripin e Gazës dje të hënën, një numër më i lartë se ai i vendosur në marrëveshjen e armëpushimit që ka hyrë në fuqi që nga e diela e djeshme, sipas shifrave të shpallura nga OKB.

“Ndihma humanitare vazhdon në Rripin e Gazës si pjesë e një rritjeje të planifikuar të ndihmës për të mbijetuarit. Sot, 915 kamionë kaluan në Gaza, sipas informacioneve që morëm nga autoritetet izraelite dhe garantuesit e marrëveshjes së armëpushimit (Katar, Egjipt, SHBA)”, tha Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).
Të dielën, ditën e parë të zbatimit të marrëveshjes së armëpushimit, OKB-ja foli për hyrjen e 630 kamionëve, 300 prej të cilëve ishin të destinuar për në pjesën veriore të Rripit të Gazës, pasi më shumë se 2 milionë banorët e enklavës së vogël palestineze janë duke u përballur me një situatë katastrofike humanitare.

OKB-ja është ankuar prej muajsh për pengesat për hyrjen dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, pas më shumë se 15 muajsh luftë midis ushtrisë izraelite dhe Hamasit.
Faza e parë e marrëveshjes 42-ditore të armëpushimit kërkon një shpërndarje masive ndihme në enklavën bregdetare të rrethuar, duke lejuar hyrjen e 600 kamionëve në ditë./

MARKETING