Mbi 200 shahistë në Kodrën e Diellit, Nikolla Nikollovski fitues i turneut ndërkombëtar
Mbi 200 shahistë nga vende të ndryshme u mblodhën sot në Kodrën e Diellit për të marrë pjesë në turneun tradicional ndërkombëtar të shahut, të organizuar nga shoqata “Vizioni M” dhe klubi i shahut “Anpasan”.
Turneu mblodhi garues të kategorive të ndryshme dhe u zhvillua në një atmosferë sportive e konkurruese, duke promovuar shahun dhe bashkëpunimin mes lojtarëve nga rajoni dhe më gjerë.
Pas ndeshjeve të zhvilluara gjatë ditës, fitues i turneut u shpall Nikolla Nikollovski, ndërsa vendi i dytë i takoi Korab Saraçit. Në pozitën e tretë u rendit Nderim Saraçi, ndërsa vendi i katërt dhe i pestë u fituan nga Kiril Nikollovski dhe Goce Gjorgjiev.
Çmimet speciale iu ndanë:
* Lojtari më i suksesshëm U18: Michael Burns
* Lojtari më i suksesshëm 65+: Remzi Osmani
* Lojtarja më e suksesshme: Elisaveta Burns
* Lojtari më i mirë me rejting deri në 1900: Janco Gjorgjievski
* Lojtari më i mirë me rejting deri në 2100: Milan Ristić
* Lojtari më i suksesshëm i klubit: Bekim Sulejmani
* Lojtari më i suksesshëm nga Tetova: Harun Jashari
Organizatorët vlerësuan pjesëmarrjen e madhe dhe nivelin e lartë të garës, duke theksuar se turneu vazhdon të mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të shahut në rajon.

