Mariçiq: Bisedimet me BE-në hapin programet evropiane për inovacion dhe zhvillimin teknologjik për hulumtuesit maqedonas

Mariçiq: Bisedimet me BE-në hapin programet evropiane për inovacion dhe zhvillimin teknologjik për hulumtuesit maqedonas

Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e gatshme t ‘i plotësojë kushtet e nevojshme për pjesëmarrje efektive në programet hulumtuese, me qëllim që Maqedonia e Veriut të integrohet dhe të kontribuojë në Fushën Hulumtuese Evropiane, dhe të japë kontributin e vet në të, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në fjalimin në takimin dypalësh të skriningut me Komisionin Evropian për Kapitullin 25 – “Shkencë dhe hulumtim”.

Në fjalën hapëse të takimit dypalësh para Komisionit Evropian, Mariçiq tha se qeveria e RMV-së është e gatshme të përmbushë kushtet e nevojshme për pjesëmarrje efektive në programet hulumtuese, në mënyrë që Maqedonia e Veriut të integrohet në zonën evropiane të hulumtimit dhe të japë kontributin e vet në të.  “Negociatat me BE-në hapin një cikël të ri në zhvillimin e shkencës dhe kërkimit në Maqedoninë e Veriut, dhe natyrisht kjo na jep një kornizë të mirë dhe motivim të madh për të vazhduar rrugën në të cilën jemi”, tha Mariçiq.

MARKETING