Magyar: Hungaria nuk do të jetë më strehë për politikanë të dënuar, përmendet edhe Gruevski

Magyar: Hungaria nuk do të jetë më strehë për politikanë të dënuar, përmendet edhe Gruevski

MARKETING

Kryeministri i ardhshëm i Hungarisë, Peter Magyar, ka thënë se vendi i tij nuk do të jetë më strehë për persona të dënuar ose të kërkuar nga drejtësia.

Ai përmendi edhe ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, i cili prej vitit 2018 jeton në Hungari pasi mori azil.

Magyar tha se të gjithë personat me dënime të formës së prerë duhet të kthehen në vendet e tyre dhe të përballen me drejtësinë.

Ai shtoi se Hungaria do të ndryshojë rregullat e azilit dhe se nuk do të lejojë më mbrojtje për “të arratisurit nga drejtësia”.

Deklaratat e tij vijnë pas fitores së tij politike ndaj kryeministrit aktual Viktor Orbán.

MARKETING