LSDM: 2026, viti më i keq për arsimin që nga pavarësia
Nga LSDM-ja kanë reaguar për gjendjen në arsim, duke e cilësuar vitin 2026 si vitin më të keq për këtë sektor që nga pavarësia e vendit.
Sipas partisë opozitare, të dhënat janë alarmante: rreth 3.000 nxënës më pak në klasën e parë, 148 shkolla të zbrazëta, 433 klasa më pak dhe mbyllja e 26 shkollave rajonale.
“Pamja në fillim të këtij viti shkollor nuk ka qenë kurrë më e trishtueshme. Ky është rrënimi i politikave kriminale të Mickoskit”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Nga partia theksojnë se vendi po humb nxënës, të rinj dhe fuqi punëtore, duke e lidhur këtë me gjendjen e vështirë ekonomike, emigrimin dhe, sipas tyre, bllokimin e rrugës evropiane.
“E gjithë kjo po e zbraz Maqedoninë dhe po e largon të ardhmen e saj”, deklarojnë nga LSDM.

