Logos-A boton librin “Nga Urtësia Hyjnore te mendimi kombëtar: Filozofia islame dhe thelbi i qytetërimit shqiptar” të autorit Ramazan Fetahu
Logos-A nxori nga botimi librin me titull: “Nga Urtësia Hyjnore te mendimi kombëtar – Filozofia islame dhe thelbi i qytetërimit shqiptar” të autorit Ramazan Fetahu.
Ky libër paraqitet si një vepër që fton lexuesin në një udhëtim të thellë shpirtëror dhe intelektual.
Autori argumenton se filozofia islame, teologjia, misticizmi dhe qytetërimi shqiptar janë pjesë të një mozaiku të pandashëm, që ndriçon identitetin tonë kulturor e shpirtëror. Libri i autorit Ramazan Fetahu, iu shërben studiuesve, albanologëve, historianëve dhe masës së gjerë.
Frymëzimi vazhdon…

