Lloga: Mirënjohje Turqisë për ekstradimin e Lupço Palevskit
Ministria e Drejtësisë dhe ministri Krenar Lloga, shprehin mirënjohje të madhe për autoritetet turke, veçanërisht për Ministrin e Drejtësisë së Republikës së Turqisë, Yilmaz Tunç, për reagimin e shpejtë të tyre dhe marrjen e të gjitha masave për ekstradimin e Lupço Palevskit.
E gjithë procedura u realizua në një periudhë relativisht të shkurtër prej më pak se pesë muaj.
Kjo është një shenjë e mirë për shoqërinë dhe një mesazh që
drejtësia do t’Ju arrijë kudo që të jeni!